Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier. Siç njofton presidenca, ata kanë biseduar për zhvillimet më të fundit në vend dhe rajon. Kjo vizitë vjen pak ditë para takimit të Albin Kurtit dhe Vuçiç-it me 27 Shkurt në Bruksel.
“Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve e Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, me te cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon. Presidentja Osmani dhe ambasadori Hovenier gjithashtu diskutuan edhe për mundësitë e bashkëpunimit gjithëpërfshirës bilateral në fusha të interesit të përbashkët, përfshirë fushën e energjetikës, sigurisë dhe fusha të tjera”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes.