Ambasadorja Yuri Kim, gjatë fjalës së saj në Asamblenë e Dhomës Amerikane të Tregtisë, u shpreh ndër të tjera se marrëdhëniet mes vendeve, është në nivelin më të lartë, por se duhet të vijohet përmirësimi i klimës së investimeve.

Ambasadorja Kim tha se SHBA po sheh rritje të investimeve, e po ashtu të tregtisë dypalëshe.

“SHBA kanë mbështetur fuqimisht reformën në drejtësi, dhe ajo po jep rezultate. Nëse kërkoni rekomandime, duhet të dëgjoni kompanitë amerikane, të cilat kanë rol për ofrimin e alternativave. Presim të punojmë me Dhomën Amerikane të Drejtësisë dhe priten rezultate në përmirësimin e klimës së biznesit”, u shpreh Yuri Kim.

Artikulli paraprakKANDIDATI I PS PËR BASHKINË SHKODËR BENET BECI PREZANTON PROJEKTIN PËR HYRJEN E QYTETIT
Artikulli tjetërKANDIDATI SPAHIA: “RINIA DO TË JETË BASHKËUDHËTARE E NDRYSHIMEVE QË SHKODRA DO TË KETË”