Skuadrat pretendente në Kupën e Shqipërisë kanë bërë një hap të madh drejt çerekfinaleve pas fitoreve në transferta. Të gjithë ekipet e Superiores fituan jashtë fushe në ndeshjet e para. Kështu, Tirana fitoi 0-3 në Lushnjë, duke e siguruar fitoren në 23 minuta të pjesës së parë. Partizani fitoi 1-3 në Peshkopi ndaj Korabit. Ishte ish-i Xhuljano Skuka ai që ndëshkoi dy herë ekipin dibran, ndërsa Murataj futi në kasafortë suksesin për të kuqtë.
Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Laçi në Berat ndaj Tomorit. Ndërsa Vllaznia triumfoi 0-2 në Ballsh. Kastrioti përmbysi 1-3 Dinamon. Ndeshjet e kthimit do të luhen pas dy javësh.
REZULTATET
LUSHNJA 0–3 TIRANA
Patrik 10′, 20′, Hila 23′
KORABI 1-3 PARTIZANI
Beshiraj 61′ / Skuka 39′, 53′, Murataj 81′
BYLIS 0-2 VLLAZNIA
Jonuzi 37′, Kaina 93’
DINAMO 1–3 KASTRIOTI
Danaj 4′ / Hasani 13′, Zogaj 51′, Arapi 90′
GRUPI B
TOMORI 1–3 LAÇI
Ismailaj 83′ / Spahiu 39′, Babatunde 50′, Borisiuk 62′