Dy studente të universitetit “Luigj Gurakuqi” që ishin pjesë e protestës të studentëve në Shkodër pak kohë më parë nuk janë lejuar që të futen në një prej provimeve në degën e ekonomikut të universitetit të Shkodrës.
Kjo për organizatorët e protestës është e papranueshme pasi ata pretendojnë se senati i universitetit ka marrë vendim për t’i dhënë të drejtën edhe atyre studentëve që kanë munguar që të futen në provime
Në të njëjtën linjë është edhe organizatori tjetër i protestës së studentëve Sentiliano Mhilli
Ndryshe nga sa pretendojnë organizatorët e protestës dhe vetë dy studentet që nuk u lejuan të futen në një prej provimeve, rektori i universitetit të Shkodrës Adem Bekteshi
ka sqaruar në një bisedë telefonike për Star Plus se senati i këtij universiteti ka marrë vendim që ata student që kanë mungesa më shumë se 50% nuk kanë të drejtë të futen në provimet e sezonit por vetëm në riprovimet e vjeshtës në shtator duke u shprehur se pedagogu në fjalë ka patur të drejtë dhe se dy studentet do të duhet të vijnë në provimet e shtatorit të këtij viti.