Nga Shkodra, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka hedhur poshtë pretendimet e PD se efektivi i FNSH në oborrin e Kuvendit ishte i armatosur dhe se u ka nxjerrë armën. Në bazë të ligjit për tubimet, në një prononcim për gazetarët, ministri tha se asnjë prej efektivëve nuk ishte i pajisur me armë zjarri.

Keqardhje për opozitën, që ushtroi dhunë ndaj punonjësve të policisë dhe gardës, që ishin atje për të kryer detyrën,. E drejta e tubimit garantohet nga ana e punonjësve të policisë, ndërsa e drejta e dhunës, goditjes, shkatërrimit, goditjes së policisë, nuk tolerohet. Policia është shprehur qartë se nuk ka pasur asnjë tentativë të nxjerrjes së armës nga efektivi, në ligjin për tubimet është e përcaktuar nga rastet kur përdoren armët e zjarrit, nuk kanë pasur dhe s’kanë qenë të pajisur me armë zjarri. Sulmi i deputetëve ndaj policisë dhe gardës, në prag të marrjes së ditës së negociatave dhe anëtarësimit së Shqipërisë në BE, nuk është i pranueshëm sepse forcat e policisë dhe Garda është për të mbrojtur institucionet kushtetuese.

Forcat e policisë kanë qenë atje për të bërë detyrën dhe mbrojtjen e institucioneve, ndjej keqardhje që forma dhe mënyra e intimidimit dhe imponimit të kësaj maxhorance me mjete shkatërruese djegëse, nuk është forma e duhur dhe ndesh me parimet e demokracisë.

Mosbindja civile është term që po keqpërdoret, policia është për të ruajtur rendin dhe qetësinë publike konform ligjeve, asnjë kapërcim tjetër asnjë kapërcim tjetër nuk do lejohet në kuadër të mbrojtjes së institucioneve

Artikulli paraprakINCIDENTET NË KUVEND/ PS PËRGATIT PROPOZIMIN PËR TË NDËSHKUAR DEPUTETËT DEMOKRATË, MES TYRE HOTI DHE DODA
Artikulli tjetërSHKODËR, TAKIM PËR ANTITRAFIKIMIN E QENIEVE NJERËZORE, I PRANISHËM MINISTRI I BRENDSHËM