Ndonëse kanë kaluar disa ditë nga mbyllja e numërimit për anëtarët e Këshillit Bashkiak, Partia “Aleanca Demokristiane e Shqipërisë”, ka ankimuar në KAS rezultatin për Bashkinë e Pukës.

Subjekti zgjedhor në fjalë, thekson në ankesën e tij se kanë qenë fitues të një mandati për këshilltar gjatë numërimit të votave deri në orën 11:00 të ditës së martë të datës 16.05.2023.

Po ashtu pretendohet se pas këtij orari, në sistemin online të KQZ-së, mandati i tyre i këshilltarit është fshirë prej sistemit duke i kaluar subjekteve të tjera zgjedhore. Në ankimim, evidentohen dhe raste problematike në numërim dhe në hartimin e proceseve verbale.

Artikulli paraprakOSMANI: KRYETARËT E KOMUNAVE VERIORE TË BETOHEN BRENDA AFATEVE LIGJORE
Artikulli tjetërBARDH SPAHIA: PAS MASAKRËS SË 14 MAJIT, EDI RAMA U RIKTHYE NË VENDIN E KRIMIT