Vllaznia ka prezantuar trajnerin e ri Agim Canaj i cili në ditën e tij të parë të stërvitjes tha se Vllaznia është një nga ekipet e preferuar
Canaj shprehet se Vllaznia për t’u rikthyer një prej ekipeve konkuruese për vendet e para fillimisht duhen vendosur disa piketa që nisin që nga buxheti
Sa i përket presioneve që vijnë herë pas here tek Vllaznia për futjen e lojtarëve të ndryshëm në ekip trajneri Canaj thotë se në skuadër do të jenë vetëm ata që e meritojnë
Agim Canaj erdhi tek Vllaznia pas largimit të trajnerit të mëparshëm Hasan Lika drejt Amerikës bashkë me familjen. Canaj deklaroi se shpreson që në Shkodër te jetë për një projekt afatgjatë.