GJON GJONI DHE FRAN TUCI DO TË GAROJNË NË ZGJEDHJET LOKALE TË 21 QERSHORIT. Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti i shoqëruar nga deputetët e qarkut Shkoder ka prezantuar zyrtarisht përpara votuesve Pukianë, kandidatin e mazhorancës për këtë bashki, Gjon Gjonin. Duke vlerësuar alternativën që mazhoranca i ofron qytetarit në këtë 21 qershor, ministri Panariti theksoi se Gjoni është kandidati që do ti japë një hov zhvillimi kësaj bashkie të re. Ai renditi edhe disa nga prioritetet e para për këtë njësi vendore. Pas Pukës, Panariti dhe deputetët Agron Çela, Mimoza Hafizi, Namik Kopliku dhe prefekti Paulin Radovani ju drejtuan Fushë – Arrëzit, ku prezantuan kandidatin për këtë bashki Fran Tucin.
Duke evidentuar problemet e shumta që ka kjo zonë, ata kërkuan mbështetjen e banorëve në zgjedhjet e 21 Qershorit, përt t’i dhënë Fushë – Arrëzit drejtimin e duhur. Puka dhe Fushë – Arrëzi janë dy bashki që 4 vitet e fundit janë qeverisur nga demokratët dhe alternativa e mazhorancës është për një ndryshim rrënjësor të këtyre 2 zonave të thella malore, që kanë mbi supe probleme të shumta.