Janë duke u prezantuar produktet e shërbimit satelitor, Albania 1 dhe 2. Disa nga ekspertët e shërbimeve kryesore të mbrojtjes kombëtare civile, në det e terren kanë theksuar sot dobinë e imazheve satelitore ku ndihmon në monitorim duke kursyer kohë, kosto dhe kapacitete njerëzore.
“2 satelitët e Shqipërisë në hapësirë, sollën pamje të dëmeve nga zjarri në Ishullin e Sazanit.
Përmbytja në qarkun e Shkodrës nëntor të 2022 nga reshjet e shumta. Siç dihet Buna është një prej lumenjve ka predispozitë më të lartë për të shkaktuar përmbytje. Shërbimet satelitore na kanë ndihmuar për të parë sasinë e përmbytjes, dhe imazhet kanë shërbyer për të gjetur gjërat faktike nga terreni.
Imazhet satelitore janë një mjet mjaft efektiv për Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.”- tha drejtoresha e Agjencisë kombëtare të Mbrojtjes Civile.