Pas 4 botimeve, poeti dhe shkrimtari Marash Mirashi i njohur si një poet modern ka befasuar lexuesin duke I dhuruar romanin e tij të parë, Brirët. Një botim I cili që në nisje rrezultoi I sukseshëm duke rrëmbyer edhe çmimin letrar “AT Gjergj Fishta”. Promovimi i këtij romani u bë në praninë e miqve, lexuesve, poetëve, shkrimtarëve dhe studiuesve të letërsisë, në mjediset e qendrës kombëtare të librit dhe leximit. Përmes një humori dhe ironie e cila shkon deri në sarkazëm, me një stil krejtësisht të veçantë, autori ka krijuar një republikë surreale. Por çfarë është në të vërtetë kjo republikë imagjinare?
Të pranishmit në promovimin e “Brirëve” kanë theksuar se vetëm një imagjinatë që kalon çdo parashikim , mund të bëjë të mundur shkruarjen e një romani të tillë, I cili menjëherë është përqafuar nga lexuesit.
Romani brirët i cili tashmë mbetet në dorën e lexuesit do të udhëtojë edhe në panairin e afërt të librit, duke pritur të përqafojë një numër të lartë lexuesish.