Çdokush që kërkon të marrë drejtimin e makinës “Bugatti Divo”, që u prezantua në panairin evropian të Parisit, nuk ka më mundësi, pasi të gjitha janë shitur.

Janë krijuar vetëm 40 makina të tilla dhe çmimi është jo pak i kripur, pasi ju duhet të paguani një faturë të lartë prej 5 mln eurosh.Bugatti Divo pati premierën e prezantimit në gusht në Monterey të Kalifornisë.

Secila prej makinave u shit para se të bëhej debutimin në Motor Shoë të Parisit të martën.Modeli i shitur është i pajisur me një motor Ë16 me tetë litra, një Bugatti klasik, me 1500 kuaj fuqi.

Divo është projektuar për aerodinamikë maksimale.Bugatti thotë se shpejtësia është “e kufizuar” në 380 km/h.Ju nuk do të shihni “Divo”-n në rrugë deri vitin e ardhshëm kur të bëhen dërgesat e para.

Ndërkohë një Bugatti i pazakontë është në shfaqje në Motor Shoë të Parisit, i cili është i hapur për publikun deri më 14 tetor.

Artikulli paraprakLEZHË, DREJT SHËMBJES SHTËPIA SHEKULLORE
Artikulli tjetërSHKODËR, VERË NË VJESHTE