Partia Demokratike, ne kuader te hartimit te programit qeverises, ne kuader te turit qe po zhvillon ne te gjithe shqiperine eshte ndalur ne qytetin e Shkodres ne prezantimin e programit per shendetesise.
Kryetari i Partise Demokratike te Shkodres, Ramiz Çobaj gjate fjales se tij vleresoi angazhimin e Partise Demokratike, e aq me teper rendesine e ketij programi qe i serviret qytetareve. Per te prezantuar kete program, ka qene kryetari i grupit te punes per shendetesine ne Partine Demokratike, Tritan Shehu, i cili vleresoi kete program si zgjidhja e problemeve per shendetesine shqiptare. Partia Demokratike, prej disa javesh ka nisur prezantimin e programeve ne disa fusha te ndryshme, qofte ne taksat, bujqesine nderkohe qe tashme vemendja eshte perqendruar tek shendetesia, ku do te merren edhe sygjerimet ne te gjithe vendin.