Në një takim që zgjati rreth 3 orë në Prefekturën e Qarkut Shkodër, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare prezantoi planin e gatishmërisë në rastet e emergjencave civile, ku i pranishëm ishte edhe drejtori i KESH Agron Hetoja.

Pasi u bë prezantimi i planit për sigurimin e masva parandaluese për mbrojtjen e popullates në raste të dëmtimit të digave apo raste përmbytjesh, Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile Shemsi Prençi tha se të gjitha institucionet duhet të angazhohen në planet e gatishmërisë. Prefekti i Qarkut Shkodër Paulin Radovani vuri theksin tek nevoja për bashkëpunim ndërinstitucional. Në të njëjtën ishte edhe drejtori i Divizionit të Gjenerimit pranë KESH, i cili tha se është detyrim ligjor që institucionet të marrin përgjegjësitë e tyre në raste emergjencash.

Gjatë diskutimeve, kreu i Emergjencave Civile Shemsi Prençi dhe prefekti Paulin Radovani shigjetuan bashkitë e qarkut Shkodër për inertet e shumta të hedhura në shtretërit e lumenjve. Pas kësaj, nënkryetari i Bashkisë Shkodër Arben Gjuraj u justifikua me nevojën për mbështetje nga ana e qeverisë që sipas tij nuk është e njëjtë për të gjitha bashkitë. Plani i Gatishmërisë në raste emergjencash është hartuar me nismën e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare dhe me ndihmën e ekspertëve të huaj. Ky plan synon rritjen e bashkëpunimit në rang vendor dhe qendror në raste emergjencash.

Artikulli paraprakBUSHATI TAKIME ME ZYRTARË AMERIKANË PËR SIGURINË DHE DREJTËSINË
Artikulli tjetërZHVILLOHET MBLEDHJA E RADHËS E KËSHILLIT BASHKIAK SHKODËR