Katër shtete të Balkanit Perëndimor, Shqipëria, Kosova, Bosnje Hercegovina dhe Serbia janë përfshirë në projektin “Your Job” me mbështetjen e Caritas-it austriak. Projekti “Your Job” ka për qëllim mbështetjen e të rinjve të talentuar të këtyre shteteve që të zhvillohe. Drejtorja e Caritas-it shqiptar Juliana Reso tha se në tre vite janë ndërmarrë një sërë projektesh për të ndihmuar të rinjtë që të qëndrojnë në vendin e tyre.

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen Edona Bilali deklaroi se të rinjtë gjithnjë kanë nevojë që të mbështeten ndërsa bëri të ditur se në Shqipëri projekti “Your Job” përfshinë edhe Shkodrën.

Ambasadori i Austrisë në Shqipëri Christian Steiner tha se projekti “Your Job” që ndihmon të rinjtë ka rezultuar i suksesshëm.

Drejtori i Caritas Kosova Alfred Pjetri tha se përmes projektit “Your Job” ofrohen mundësi të reja për të rinjtë.

Projekti “Your Job” ka për qëllim fuqizimin e të rinjve në nevojë duke mundësuar aftësimin personal dhe profesional të tyre dhe dhënien e mundësive për të dalë nga varfëria në mënyrë të qëndrueshme.

 

Artikulli paraprak“PANAIRI I IDEVE 2023”, MBI 20 SHKOLLA PJESËMARRËSE
Artikulli tjetërGATI PREMIERA E TEATRIT TË KUKULLAVE “FESTA E PYLLIT”