ADEMI: ZHVILLIMI I TERRITORIT NJË SEKTOR I RËNDËSISHËM DHE PRIORITET I YNI. Kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës, Znj. Voltana Ademi zhvilloi një takim për prezantimin dhe konsultimin e programit për “Zhvillimin e Territorit ” të kësaj Bashkie. Aktiviteti i cili u zhvillua në ambientet e Muzeut Historik “Oso Kuka” nën moton “Për Shkodrën e së ardhmes” kishte në fokus evidentimin e problematikave të zhvillimit urban por edhe vizionin e candidates per zhvillimin e Shkodrës.

Disa nga projektet fillestare që përmendi kandidatja Ademi ishin ngritja e një strukture për menaxhimin e turizmit dhe shërbimet publike, planifikimi inteligjent i aktiviteteve, zonave të bregdetit, shtim i hapsirave sportive, informacion për vizitorët, tregje për produktet vendase, krijimin e një klime biznesi të qendrueshme dhe kualifikim të punonjësve.

Artikulli paraprakKETI BAZHDARI MBËSHTET ARTISTËT E RINJ
Artikulli tjetërTE RINJTE NE POLITIKE!