Projekti i Portit të ri Tregtar të Durrësit po prezantohet ditën e sotme në Pallatin e Brigadave.
Investimi për portin e ri tregtar, sipas qeverisë pritet të jetë rreth 390 milionë euro, ndërsa do të mundësojë 1500 vende të reja pune. 46% e vlerës së investimit do të financohet nga qeveria shqiptare, ndërsa pjesa tjetër, 54% do të financohet nga kompania ndërtuese.
Në muajin janar të vitit të ardhshëm do të hapet gara ndërkombëtare për të gjitha kompanitë që kanë treguar interes për ndërtimin e portit të ri tregtar. Sipas qeverisë, gara pritet të mbyllet në muajin korrik 2023, për t’i hapur më pas rrugë ndërtimit të portit.