Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku vijon ndryshimet në kuadër të riorganizimit të prokurorive.

Marku ka vendosur që të rikthejë në Tiranë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, prokurorin Anton Martini.

Ky i fundit ishte drejtues i Prokurorisë së Shkodrës prej 6 muajsh, ndërsa tashmë vendin e tij do ta zerë prokurori Ylli Pjetërnikaj, i cili më parë ka mbajtur detyrën e ndihmësit ligjor në Prokurorinë e Përgjithshme.

Sot eshte bere prezantimi i prokurorit Pjetërnikaj në Shkodër.

Ndërsa Anton Martinit tek Krimet e Rënda, do i besohet një strukturë dhe dosje të rëndësishme hetimore.

Anton Martini qendroi vetem 6 muaj ne krye te Prokurorise se Rrethit Shkoder.

Artikulli paraprakPASURI MODESTE, PROKURORI I DOSJES ‘TAHIRI’ I SHPËTON ‘RRJETËS’ SË VETTINGUT, PRENÇI VIJON DETYRËN
Artikulli tjetërSHQIPËRIA ZBRET DY POZICIONE NË RENDITJEN E FIFA, KOSOVA NGJITET ME 11