Ylli Pjetërnikaj është zyrtarish kreu i prokurisë së Shkodrës.Ai është prezantuar si drejtuesi i ri i këtij institucioni.Prezantimii prokurorit Ylli Pjeternikaj në krye të organit të akuzës të Shkodrës është bërë pa praninë e medias.
Ai zëvëndëson në këtë post Anton Martinin.Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku ka bërë këtë ndryshim në metropolin verior në kuadër të riorganizimit të prokurorive.
Marku ka vendosur të rikthejnë në Tiranë në prokurorinë e Krimeve të Rënda prokurorin Anton Martini.
Ky i fundit ishte drejtues i prokurorisë së Shkodrës ku qëndroi vetëm 6 muaj, ndërsa tashmë vendin e tij do ta zerë prokurori Ylli Pjetërnikaj, i cili më parë ka mbajtur detyrën e ndihmësit ligjor në prokurorinë e Përgjithshme.
Me rikthimin në Tiranë të Martinit tek Krimet e Rënda nga Arta Marku do i besohet një strukturë dhe dosje të rëndësishme hetimore. Anton Martini sipas burimeve nga Prokuroria e Përgjithshme do të rimarrë në duar dosje të rëndësishme.
Kështu pas 6 muajsh qëndrim në Shkodër, rikthehet ne kryeqytet, me gjasa për të qenë krahu i djathtë i Markut, në shumë prej çështjeve te rëndësishme që do të nisin të hetohen.
Ai ka qenë për disa vite prokuror tek Krimet e Renda dhe njeh një pjesë të mirë të dosjeve dhe prej kohesh përflitej largimi i tij për shkak edhe të miqësisë dhe bashkëpunimit të ngushtë me Markun, sa kohe ajo ishte në Shkodër prokurore.