Trofeu i kampionatit Europian të Futbollit, France 2016, është prezantuar publikisht përmes një turi që do të organizohet në ditët në vijm në mbarë Francës, duke nisur që nga Saint-Denis, pranë Parisit.
Njohur edhe si trofeu “Henri Delaunay” sipas sekretarit të përgjithshëm të Federatës Franceze të Futbollit që sugjeroi fillimisht këtë tur, kupa është shfaqur përpara bazilikës së Saint-Denis, vetëm pak km larg Stade de France, që do të mirëpresë edhe ndeshjen e parë të Euro 2016, më 6 qershor mes Francës dhe Rumanisë. “Ne i kërkuam secilit qytet ku do të organizohen ndeshjet, që të zgjedhin vendin më përfaqësues sipas tyre. E nisëm nga Saint Denis, që kishin përzgjedhur baziliën si vendin ideal për të shfaqur për publikun këtë trofe. Ishte vendi ideal sepse vizitohet nga shumë vetë dhe është një pikë kyce e këtij turi” tha kreu i turit të Trofeut të UEFA-s, Peter Denis. Kompeticioni do të organizohet mes datave 10 qershor deri më 10 korrik dhe do të mikëpritet nga Franca për herë të tretrë, që nga viti 1958. Gjithsesi kjo është hera e parë që në fushën e Blertë do të zbresin 24 ekipe, nga 16 që merrnin pjesë më parë.