Zoja e Shkodrës ikona e pajtores shqiptare vjen tërësisht e restauruar.
Ceremonia e prezenatimit të kësaj vepre u organizua në seminarin ndërdioqezan Zoja e Këshillit të Mirë. Nisma për restaurim u ndërmor nga ministria e kulturës me mbështetjen e ministrisë së jashtme. I ftuar në ceremoni ishte edhe kardinali Franc Rode i ardhur nga Vatikani. “Është një nder për qeverinë shqiptare të bashkëpunojë për këtë ngjarje kulturore të rëndësishme. Është e rëndësishme po ashtu që instituti “Palazzo Spinelli restauroi këtë vepër me një profesionalizëm të lartë.
Është një solidaritet i vërtetë mes popullit italian dhe atij shqiptar që lidhen përmes Zojës së Shkodrës. Një poet francez jo shumë i njohur thotë se popujt që nuk kanë një legjendë janë të dënuar të vdesin në të ftohtë. Jam i lumtur që konstatoj sot se Shqipëria nuk do të vdesë nga të ftohtit sepse ruan në kujtesën e saj historike legjendat e saj dhe në fund të fundit ruan identitetin.
Populli shqiptar, nga më të lashtët në Europë por gjithmonë i ri duhet të ofrojë një shembull për Europën dhe botën. Përkatësitë e ndryshme religjioze fetare që jetojnë në paqe e solidaritet dhe që ndjejnjë një krenari është mesazhi që i jep Europës dhe botës”. Një mesazh për këtë ngjarje madhore të restaurimit të Zojës së Shkodrës dhanë edhe drejtues të klerit katolik.
Ikona e Zojës së Shkodrës me imazhin e saj tradicional e të shenjtë do të ketë një histori tjetër teksa do të ruhet me fanatizëm si dhe do të shërbejë si një frymëzim për besimtarët e krishterë.