Prezantohet skema e re e ndihmës ekonomike që do të aplikohet në të gjithë vendin. Ministri i Mirëqënies Sociale Klosi bëri të ditur detajet e kësaj skeme.
Formula e pikësimit do të jetë në bazë të skemës së re të ndihmës ekonomike që do të nisë të aplikohet në të gjithë vendin. Nga Lezha, Ministri i Mirëqënies Sociale Blendi Klosi, bëri të ditur detajet e kësaj skeme. Klosi në një takim me prefektët dhe kryetarët e bashkive të zonave të veriut sqaroi në Lezhë skemën e re të bazuar tek formula e pikësimit dhe përfituesit e saj. Për 39 mijë përfitues të ndihmës ekonomike në veri të vendit deklaroi ministri Klosi, nuk do të ketë më ndihmë ekonomike të pjesshme siç ka qenë deri tani, ku një pjesë e përfituesve merrnin edhe deri në 8 mijë lekë të vjetra në muaj. Ndihma ekonomike për këto familje do të jetë e plotë. Ministri Klosi kërkoi nga drejtuesit lokalë, të ndihmojnë aplikuesit në plotësimin e formularit të indikatorëve, tju shpjegojnë atyre mirë sesi bëhet ky proçes.