Një tren që mund të udhëtojë me shpejtësi prej 1000 km/h? Ky është projekti ambicioz i kompanisë spanjolle Zeleros, e cila ka prezantuar “trenin e së ardhmes”
Themelues dhe drejtor i kompanisë, David Pistoni thotë bëhet fjalë për një mjet transporti totalisht elektrik dhe se ky tren do të ketë zero ndotje për ambientin.
“Avancimet e mëdha teknologjike të viteve të fundit kanë lejuar që të bëhet realitet një projekt për të cilin ka 200 vite që flitet”, deklaroi Pistoni.
https://www.youtube.com/watch?v=JdMGg5-9i_A