OJF-të NJIHEN ME MUNDËSITË PËR TË PËRFITUAR NGA FONDET E BASHKIMIT EUROPIAN
Shqiperia ka fituar te drejten per te qene pjese e projektit Evropa Krijuese.
Ne kete kuader, zyra e bashkimit europian ne Shkoder ka mbledhur drejtues te OJF-ve qe merren me aktivitete kulturore, per te prezantuar kete projekt, I cili eshte nje mundesi e mire per te gjithe qe te perfitojne nga fondet e bashkimit europian.Te gjithë krijuesit shqiptare do te mund te mbështeten financiarisht për projektet e tyre nga një fond i veçante i Bashkimit Europian. çdo krijues shqiptar, por edhe botues mund te aplikoje me projektin e tij ne mënyre qe jo vetëm te marre fonde, por edhe ta vere veprën e tij jashtë kufijve te vendit. Me një buxhet prej 1.5 miliard euro gjate 7 viteve te ardhshme, Evropa Krijuese do tu mundësoje deri ne 250 mije artisteve evropiane te punojnë bashke, mes te cilëve edhe krijuesve shqiptare.