Prifti katolik që frymëzoi filmin “Ekzorcisti” u vra nga një fëmijë i pushtuar nga djalli.

Kështu deklaron një ish – agjent i CIA –s, sipas të cilit, prifti Malachi Martin u shty për vdekje nga një forcë e padukshme. Rrethanat misterioze që çuan në vdekjen e tij të parakohshme janë zbuluar në një dokumentar të ri të Netflix, të titulluar “Hostage to the Devil”. Ish – agjenti i CIA -s njëkohësisht dhe miku i tij i ngushtë, Robert Marrow rrëfen sesi Martin, nga Irlanda, u vra pasi një vajzë 4 – vjeçare, të cilës po i bënte ekzorcizëm, i foli. Marrow tregon se prifti u ofrua për të kryer një ekzorcizëm në Connecticut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kur ai mbërriti në shtëpine e saj, vajza e vogël mësohet se iu afrua dhe i tha: “Domethënë ti je Malachi Martin dhe mendon se mund ta ndihmosh atë?” Sipas dokumentarit, dyshohet se djalli po fliste duke e përdorur vajzën si marionetë. Ish – agjenti i CIA –s shprehet se takimi mes vajzës së vogël dhe priftit Martin ishte një prej gjërave më të sikletshme që kishte parë ndonjëherë.Kjo deklaratë vjen dy ditë pasi krijuesi i filmit “Ekzorcisti”, William Peter Blatty vdiq. Ai u nda nga jeta në moshën 89 – vjeçare duke lënë pas një trashëgimi të madhe të filmave horror. Për filmin “Ekzorcisti”, thuhet se Blatty u frymëzua nga prifti Martin.

Artikulli paraprakI FTOHTI SIBERIAN NUK ËSHTË LARGUAR, JAVËS TJETËR RIKTHEHET BORA
Artikulli tjetërMBYTEN MË SHUMË SE 100 REFUGJATË NË DETIN MESDHE