Zgjedhjet për primaret në Lezhë kanë patur interes të lartë që në nisje të procesit, por pa praninë e kryetariT të degës së Partisë Demokratike Lezhë Arben Ndoj. Ai ka dhënë doreheqjen nga posti dy ditë para zgjedhjeve. Këtë e ka bërë të ditur kandidati Maks Kola. Pavarsish se ai është zëvendësuar nga Sekretari i Përgjithshëm, për kandidatin Kola, ish kryetari duhej të ishte i pranishëm dhe të vërtetonte nëpërmjet formularëve që ai disponon se se cilët janë ata persona që kanë të drejtë vote.

Pakënaqësi me proçesin e votimit shprehën edhe kandidatët Pashk Gjoni dhe Ergin Mataj, sipas të cilëve ka patur disa parregullsi në lista.

Në degen e Partisë Demokratike në Lezhë janë thirrur për të votuar për primaret rreth 2 mijë anëtare dhe fituesi i kësaj gare do të jetë kandidati për kryetar bashkie Lezhë në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Artikulli paraprakDHUNOI DHE VODHI PROSTITUTËN 21-VJEÇARE, ARRESTOHET I RIU SHQIPTAR NË SHTUTGART
Artikulli tjetërFESTA E SHËN KOLLIT, RRITET ÇMIMI I BAGËTIVE