Partia Demokratike e Shqipërisë është përfshirë në procesin e primareve në radhët e saj për të përzgjedhur kandidatët për kryetar bashkie në zgjedhjet vendore të 14 majit. Në Shkodër ku kandidon i vetëm kryebashkiaku aktual Bardh Spahia procesi nisi në orën 8:00 për t’u mbyllur në orën 18:00. Kryetari i PD Shkodër Gjenerin Kapcari u shpreh se në këtë degë 4 mijë anëtarë kanë të drejtë vote dhe se votimi nuk ka patur probleme.

Kryetari i PD Shkodër foli edhe për protestën e PD më 6 dhjetor në Tiranë, ditë kur zhvillohet Samiti i BE se demokratët pavarësisht bllokimit të rrugëve do të marrin pjesë dhe se protesta do të jetë paqësore.

Ndërkohë procesi i primareve në PD u zhvillua edhe në bashkinë Vau Dejës përballë kandidatëve Zef Hila, deputet i PD dhe Kol Shaben që vjen nga radhët e të rinjve. Një garë më e fortë është në Pukë dhe Fushë Arrës. Në Pukë katër kandidatë garuan për kreun e PD, Agim Kuçi, Demir Hyseni, Ndue Suma dhe Rrok Dodaj ndërsa në Fushë Arrës Hil Kola, Hil Curri, Dedë Bajraktari, Pjetër Qafa dhe Nikë Nika. E vetmja bashki ku nuk u zhvilluan primaret është ajo e Malësisë së Madhe për shkak të problemeve që kanë patur kandidatët atje dhe kandidati për kryetar bashkie atje do të sillet nga selia qëndrore e PD.

Artikulli paraprakFESTA E SHËN KOLLIT, RRITET ÇMIMI I BAGËTIVE
Artikulli tjetërAMORTIZIM I RRUGËS ET’HEM KAZAZI NË SHKODËR