Mjeku Ilir Alimehmeti do të dorëzojë sot kandidaturën për t’u futur në garë në primaret e Rithemelimit. Alimehmeti do të jetë në këtë garë përballë deputetit Belind Këlliçi dhe ish-deputetit Gerti Bogdani.
Fituesi i primareve në Tiranë do të jetë kandidati i i Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë përballë kryebashkiakut akutal Erion Veliaj në garën e 14 majit. Rithemelimi ka vendosur që afati për regjistrimin e kandidatëve për primaret të jetë data 6 nëntor ora 20:00. Më datë 13 nëntor pritet të bëhet prezantimi i kandidaturave dhe data 4 dhjetor do të jetë ajo e mbajtjes së primareve në të gjitha bashkitë, përveç Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit, procesi në të cilat pritet të mbyllet brenda nëntorit.