Barcelona e ka nisur me fitore sezonin e ri të kampionatit spanjoll. Katalanasit arritën të fitonin me rezultat 1-0 ndaj Atletiko Bilbao. Ndryshe nga rezultati i arritur në Supër Kupën e Spanjës, ku Bilbao fitoi ndeshjen e parë 4-0 dhe barazoi të dytën 1-1, këtë herë dështuan të arrinin rezultat pozitiv. Lionel Messi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në pjesën e parë (minuta 31). Por për golin e fitores mendoi Luis Zuarez, i cili shënoi në pjesën e dytë.
SERIA A, JUVENTUS BEFASOHET NË START NGA UDINEZE.
Udineze ka befasuar Juventusin në ndeshjen e parë të kampionatit italian. Kampionët e Italisë kanë shënuar humbjen e parë në shtëpi në 48 ndeshje. Humbja e fundit e tyre datonte më 6 janar 2013, kur mundeshin nga Sampdoria. Edhe pse e dominuan takimin, Zonja e Vjetër nuk gjeti dot golin. Kurse Udineze realizoi golin e fitore me Cyril Thereau 12 minuta nga përfundimi i takimit. Ali Adnan u bë irakeni i parë që luan në Seria A pas u aktivizua në minutën e 86-të. Juventus mesa duket do ta ketë të vështirë të përsërisë sezonin e kaluar ku fitoi Seria A dhe arriti në finalen e Champions League. Nga ekipi janë larguar Andrea Pirlo, Arturo Vidal dhe Carlos Tevez ndërsa janë blerë Mario Mandzukic, Paulo Dybala, Sami Khedira dhe Simone Zaza.