Shkrimtari shkodran Primo Shllaku promovoi librin e tij “Nji letërsi tjetër” që i kushtohet tre emrave të njohur të letërsisë dhe artit shqiptar Zef Zorba, Lec Shllaku dhe Frederik Rreshpja. Autori i këtij libri që synon të sjellë letërsinë ndryshe që bëhej në kohën e komunizmit, larg propagandës së asaj kohe thotë se nuk është aspak dakord me ata që thonë se ata që mbrojnë ata autorë që ndoqën vijon e propagndës moniste duke thënë se më mirë se u shkrua një letërsi se të mos kishim fare.
Ky libër që sjell autori Primo Shllaku e quan si një detyrim qytetar për t’i thënë atij publiku që ka mbetur në kënetat e realizmit socialist se ka patur edhe tjerë që kanë menduar ndryshe dhe që kanë bërë dritë me letërsinë e tyre pavarësisht vështirësisë gjatë komunizmit.
Libri “Nji letërsi tjetër” është promovuar në disa qytete të Shqipërisë duke mbërritur edhe në Shkodër, qytetin e autorit Primo Shllaku.