Princeshë Elia në BunkArt2:Hajdeni e lutuni për shpirtrat e viktimave

 

BunkArt2, muzeu në kujtim të viktimave të terrorit komunist është vizituar nga princesha Elia Zaharia e shoqëruar nga Princ Leka II. Princesha ka postuar një fotografi nga vizita në BunkArt2 ku ka cituar një shprehje të Nënë Terezës në të cilën thuhet: E liga ngjizet aty ku fillon të mendosh se je më i mirë se të tjerët. Princeshë Elia ka shprehur mbresat që i ka lënë muzeu, ndërsa i bën ftesë njerëzve të vizitojnë muzeun dhe të luten për shpirtrat e viktimave me tepër për të persekutorëve sepse sipas saj ata mbeten përjetësisht të pashpëtuar. “E liga ngjizet aty ku fillon të mendosh se je më i mirë se të tjerët “Nene Tereza. Bunkart na pret i hidhur helm, për tu ballafaquar me dhunën dhe terrorin që është ushtruar nga “shqiptarët” kundër shqiptarëve, nga një tufë sadistësh psikopate…Shkoni dhe dëgjoni rrëfimin e Klara Merlikes, pastaj lutuni për shpirtrat e viktimave, se sa për shpirtrat e persekutorëve, ata mbeten përjetësisht të pashpëtuar…”, shkruan Elia Zaharia në profilin e saj në facebook.

Artikulli paraprakKOKAINE,KANABIS DHE ARME,KAPET NJE TJETER SHQIPTAR
Artikulli tjetërDOM ERNEST TROSHANI, SJELL BEKIMIN E VATIKANIT