Një 11-vjeçar në Fiumicino, Itali kishte kërcënuar me vetëvrasje. Këtë e kishte deklaruar edhe para punonjësve socialë.
“Nuk mund t’ja dal më”, ishte shprehur ai dhe muaj më pas u gjet i mbytur. Fëmija u gjet i mbytur dje në një kanal në zonën e Maccareze në komunën Fiumicino. Një polic i Ostias gjeti trupin e të voglit që pluskonte mbi kanal dhe pavarësisht mbërritje së ndihmes së shpejtë, u konstatua se fëmija kishte ndërruar jetë. Vendimi i tij për t’u hedhur në lumë ka shumë detaje të errëta, por sipas ekspertizës mjekësore nuk ka shenja dhune në trupin e fëmijës. Vogëlushi ishte kthyer nga shkolla të hënën mbasdite dhe pasi kishte vizituar gjyshërit ishte larguar për pak për të mos u kthyer më. “Fëmijët luajnë gjithmonë këtu në kopsht, shëtisin me biçikleta por kurrë nuk i afrohen kanalit”, është shprehur një nga fqinjët. Vogëlushi frekuentonte shkollën fillore dhe mes mësuesve, kishte dhe një profesor të veçantë që quhet asistent edukativ kulturor. Ky mësues mbështet me ndihmë speciale fëmijët me probleme të ndryshme, paaftësi apo rregullime të ndryshme. Diagnoza për fëmijën nuk ka qenë e qartë. Mësuesit speciale, në muajin mars të këtij viti njoftuan shërbimet sociale për një situatë të rëndë në familjen e vogëlushit. Sipas tyre vogëlushi, ka qenë në gjendje të rënduar, bërtiste, qante dhe përsëriste fraza plot me ankth, të tipit, “Nuk ia dal dot, tani do vritem”. Ai u kishte treguar më pas shërbimeve sociale dhe për një klimë të rëndë brenda familjes, të cilën duhet ta duronte cdo ditë. “Prindërit e mi drogohen. Ka dhunë në familje”. Sipas mediave italiane, ngjarja me vogëlushin ngre shumë pikëpyetje mbi funksionimin e keq të shërbimeve sociale dhe atyre speciale në shkolla.