Prindërit në Francë nuk kanë më të drejtë që të rrahin fëmijët, pasi një ligj i ri që ndalon dënimin fizik hyri në fuqi këtë javë.
Vitet e fundit ky vend është kritikuar ashpër nga Këshilli i Europës dhe OKB për qëndrimin sa i përket dhunës ndaj fëmijëve. Megjithatë, disa zyrtarë e kanë përshkuar këtë ligj të ri “si një tentativë qesharake për të mikromenaxhuar jetën familjare”. Ndalimi u propozua nga një grup ekologjistësh dhe socialistësh, që iu prezantua parlamentit në fillim të këtij viti. Legjislacioni në fjalë thotë se synon të “vendosë një princip të qartë që duhet të përsëritet për baballarët dhe nënat dhe të influencojë në sjelljen e tyre në të ardhmen”. Si pjesë e ligjit dhëndrit dhe nuses gjatë martesës civile do t’iu kujtohet detyrimi që kanë për të mos ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve. Tashmë Britania e Madhe, Italia, Zvicra dhe Çekia pritet që t’u kërkohet që të kalojnë të njëjtin ligj, si 4 vendet e vetme në Europë ku rrahja është një mënyrë ligjore për të disiplinuar fëmijët.