Sipas një vendimi të ri që Ministria e Arsimit ka marrë, në të gjithë shkollat 9-vjeçare dhe parauniversitare do të ndalohet shitja e ushqimeve të pashëndetshme në mjediset brenda dhe afër këtyre institucioneve. Por si është pritur ky vendim nga prindërit? Të pyetur nga Star Plus prindërit shprehen të lumtur pasi është e vështirë për ata të bindin fëmijët të marrin me vete ushqime të bëra në shtëpi.
Nisma e marra nga Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë vjen në kuadër të rritjes së numrit të obezitetit tek të rinjtë e moshave 6-15 vjeç. Sipas udhëzimeve të dhëna nga ministritë përkatëse do të jetë përgjegjësi e vetë shkollave që ky vendim të vihet në zbatim.