Anglia ka këshilluar prindërit që të mos lejojnë fëmijët e tyre të shikojnë serialin ‘Squid Game”, pasi fëmijët e moshës gjashtë vjeç po imitojnë sfidat e saj. Bordi Qendror i Bedfordshire u dërgoi një e-mail prindërve dhe kujdestarëve të zonës duke u kërkuar atyre që të “jenë vigjilentë pasi fëmijët dhe të rinjtë po imitojnë lojërat e “Squid Game”.

Në serial, personazhet luajnë për një shumë të madhe parash, megjithatë ata që nuk arrijnë të kalojnë sfidat, eleminohen.

Shumë fëmijë nuk e kanë parë serialin por e njohin nga videot e postuara në TikTok, ku përdoruesit e mediave sociale postojnë versionet e tyre të lojërave. Sipas disa raporteve, fëmijët përdorin dhunën fizike për të ndëshkuar humbësit.

“Sandown School” në Deal, Kent, tha se mësuesit u kishin dhënë nxënësve të tyre mësime shtesë mbi sigurinë në internet, si përgjigje ndaj popullaritetit të serialit. Një zëdhënëse e shkollës tha: “Ne jemi duke azhurnuar këshillat tona për prindërit dhe fëmijët, është diçka që ne po e përditësojmë vazhdimisht”.

“Si përgjigje ndaj këtij programi dhe të tjerëve ne kemi dhënë mësime shtesë për dhunën dhe dëmet në internet”.

Goodwin Academy, një shkollë tjetër në Deal, konfirmoi se ekipi i saj u kishte dërguar një letër prindërve në lidhje me shqetësimet rreth serialit.

Artikulli paraprakNDIHENI VAZHDIMISHT TË LODHUR? SHKENCËTARËT ZBULOJNË SHKAQET, FAJIN E KA…
Artikulli tjetërMILIARDERI QË PLANIFIKON QYTETIN E SË ARDHMES ME VLERË 500 MILIARDË DOLLARË