Edhe pse prej 3 ditësh në shkollat e qytetit ka nisur shpërndarja e teskteve shkollore falas për nxënësit nga klasa e parë në të nëntën, disa prindër kanë zgjedhur t’I blejnë librat e rinj për fëmijët e tyre. Ata thonë se librat si Gjuha Shqipe dhe Matematika janë shumë të përdorur, ndërsa sipas tyre çmimet vijojnë të jenë të larta.
Kontrolli I teksteve shkollore që po shpërndahen në shkollat 9-vjeçare është bërë nga distributorët dhe stafet e mësuesve në shkollat përkatëse, por duket se librat nuk kanë qenë në gjendjen më të mirë. Në këto kushte, prindërit kanë zgjedhur të blejnë tekstet kryesore për fëmijët e tyre.