Një vajzë franceze vetëm dy vjeç, ka rënë nga tarraca e një lokali prej rreth 3 metrash lartësi. Ngjarja ka ndodhur pasditën e djeshme, në një lokal në Firence të Italisë.
Sipas mediave italiane, vajza kishte marrë lëndime në kokë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në momentin kur është rrëzuar vajza kishte qenë duke luajtur me vëllain e saj 4-vjeçar. Kur prindërit të cilët ndodheshin të ulur në bar, i kanë thirrur për t’iu bërë një foto sëbashku, 2-vjeçarja është ngritur, por ka humbur ekuilibrin, duke rënë nga 3 metra lartësi përmes kangjellave të tarracës.