Më e vogla e çifti Karazajmi nga Maçellara e Peshkopisë qan me dënesë, ndërsa gjyshja e ngushëllon duke i thënë se babai dhe mami kanë ikur në Greqi.

Ajo nuk e kupton tragjedinë që i ka ndodhur familjes dhe se prindërit e saj nuk do të kthehen kurrë më.

Nuk është e lehtë as për gjyshërit e 4 mbesave që mbetën pa dy prindërit e tyre që prej së dielës së shkuar.

Çifti Gentian dhe Klodiana Karazajmi, 34 dhe 28 vjeç, humbën jetën në një aksident tragjik me motor më 10 mars.Çifti i ndjerë ka lënë pas 4 vajza, më e madhja 14 vjeçe dhe më e vogla 2 vjeçe.

Përkundër dhimbjes së madhe që ka pllakosur familjen, ata jetojnë në varfëri ekstreme.Nisur nga rasti i rëndë, “Fundjavë Ndryshe” ka çelur një fushatë për ndihmë ndaj familjes.

Gjyshi i fëmijëve dhe vajza e madhe bëjnë apel, pasi familja nuk ka asnjë të ardhur dhe gjenden në situatë të vështirë

Artikulli paraprakVRAU GRUAN ME SQEPAR, PROKURORIA KËRKON 35 VITE BURG
Artikulli tjetër‘NGRIHEMI NË KËMBË’, BASHA NDEZ MOTORËT. FTESË NDRYSHE QYTETARËVE