Prindërit vrasin djalin më pas djegin shtëpinë për të fshehur krimin
Prindërit e një të riu në qarkun Chenango në Nju Jork akuzohen për vrasjen e djalit të tyre dhe më pas për të fshehur krimin i kanë vënë zjarrin shtëpisë. Autoritetet kanë njoftuar se 35-vjeçari Ernest Franklin II dhe 33-vjeçarja Heather Franklin akuzohen për vrasje të shkallës së dytë, zjarrvënie të qëllimshme dhe dëmtim të provave. Më 1 mars policia kishte marrë një informacion për zjarr në shtëpinë e kësaj familjeje në qytetin Guilford. Policia e kishte gjetur të birin e çiftit, 16-vjeçarin Jeffrey Franklin, të vdekur brenda shtëpisë. Autopsia ka treguar se ai nuk kishte vdekur si pasojë e zjarrit, por ai kishte vdekur para se të fillonte zjarri në shtëpi. Nëse shpallen fajtor të pandehurit mund të dënohet me një dënim maksimal prej 25 vjet burg.