Prindërit xhihadistë puthin vajzat para se t’i çojnë në mision vetëvrasjeje

Ky është momenti shokues kur prindërit xhihadistë puthin vajzat e tyre për herë të fundit përpara se t’i çojnë në një mision vetëvrasjeje, në të cilin njëra prej tyre hedh veten në erë në stacionin e policisë në Damask, Siri. Video tregon se si babai i jep “leksion” dy fëmijëve, shtatë dhe nëntë vjeç, se si të mbajnë bombën për sulmin vetëvrasës, para se mamaja e veshur me burka t’i përqafojë. Me muzikë në sfond, ulur para një flamuri bardhë e zi, ekstremisti i mban vogëlushet në krahë teksa i bën lavazh trurit të tyre. Të dy vajzat thonë “Allahu Ekber”, para se të largohen nga dhoma. Shpërthimi në Damask në 16 Dhjetor, ku humbi jetën 7 vjeçarja, plagosi gjithashtu tre efektivë policie

Artikulli paraprakDREJTORIN E KUVENDIT E KAP DEKRIMINALIZIMI, PROKURORIA E DËRGON NË GJYKATË
Artikulli tjetërI NGACMONTE GRUAN, 57 VITE BURG PËR VRASËSIT E KAMERIERIT