Moti i qëndrueshëm do të jetë i tillë deri të shtunën që vjen, ku pritet të rinisin shirat si dhe të bien temperaturat.

Parashikimi i Meteoalb:

Moti mbetet me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare deri të shtunën kur pritet shtim i vranësirave në territor. Vranësirat do të fuqizohen gjatë së dielës dhe së hënës kur priten shira në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit vijojnë pa luhatje të ndjeshme gjatë gjithë javës; ku minimumet variojnë nga 6°C mëngjeset në zonat malore deri 14 – 16°C në zonat e ultësirës ndërsa vlerat e mesditës, do të variojnë nga 20°C në Juglindje deri në 27 – 28°C vlerat maksimale në Jugperëndim të vendit.

Mesdita e së dielës sjell një rënie të theksuar të vlerave termike; kryesisht gjatë mesditës duke ulur maksimumet në vlerat 15 – 18°C në zonat malore dhe deri 23°C në zonat e ultësirës (vlera tipike të stinës së vjeshtës).

Artikulli paraprakRAPORTI/ KUSH ËSHTË QYTETI QË MBAN REKORD PËR DHUNËN NDAJ GRAVE
Artikulli tjetërLEGALIZOHET SHITJA DHE PËRDORIMI I KANABISIT