Pas reagimeve të qytetarëve dhe kërkesës së tyre për mosprishjen e Pedonales së Molos si pjesë e projektit të investimit “Ndërtim i By Pass Perëndimor Shkodër, Loti 2” ka reaguar Bashkia Shkodër.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Bashkia Shkodër shkruan:
Bashkia Shkodër është dakordësuar me Fondin Shqiptar të Zhvillimit për propozimin për rishikimin e projektit të investimit “Ndërtim i By Pass Perëndimor Shkodër, Loti 2”, sipas konsultimit publik dhe kërkesës së qytetarëve të Shkodrës.

Në kërkesën e saj, të mbështetur edhe nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit,

• në kushtet e reja të krijuara ku ka humbur relevanca e funksioneve urbane dhe kontekstit ligjor të projektit “Ndërtim i By Pass Perëndimor Shkodër, Loti 2”,
• në vijim të shkresave dhe kërkesave të përsëritura të Bashkisë Shkodër,

është propozuar dhe është rënë dakord që:

• të bëhet përshtaja në gjurmë, gjeometri dhe altimetri e projektit, duke e kthyer në nje segment urban dytësor në funksion të parkut të qytetit.

Është propozuar që kjo pjesë të trajtohet në kuadër të rishikimit të projektit “Rikualifikimi Urban i Hyrjes së Qytetit të Shkodres dhe Parkut për Pushuesit” për t’u bërë pjesë inlegrale e këtij parku.
Bashkia Shkodër kërkon nga subjekti ndërtues që të ndalohen menjëherë punimet vijuese.

Për këto punime që po kryhen sot, subjekti nuk ka leje ndërtimi, dhe nuk është i autorizuar të vijojë nga askush, as nga institucione vendore e as nga institucione qendrore. Bashkia Shkodër do të ushtrojë të gjitha kompetencat e saj si administratore e territorit, duke marrë të gjitha masat e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi.

Artikulli paraprakVAU DEJËS, KRYEBASHKIAKU BABANI URON VITIN E RI SHKOLLOR
Artikulli tjetërNËN EMOCION DHE E DËSHPËRUAR/ PAS HUMBJES MERKEL NUK MBAN DOT LOTËT, ‘E FSHEHUR’ PAS MASKËS JEP LAMTUMIRËN (VIDEO)