NJERËZIT FESTUAN ME MUZIKË DERI NË ORËT E PARA TË MËNGJESIT. Përkundër të ftohtit polar i cili mbretëroi në Prishtinë, atmosfera festive në kryeqytetin e Kosovës ishte e veçantë.

Njerëzit festuan me muzikë dhe duke u shoqëruar pranë stendave të improvizuara të kafe-bareve më të njohura prishtinase, të vendosura në sheshin Zahir Pajaziti ku, në organizim të komunës së Prishtinës, u zhvillua koncerti maratonik i i cili do të zgjas deri në në orën 2:00 të mëngjesit Për herë të parë në një organizim të tillë të madh, së bashku me qytetarët, Vitin e Ri e priti edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Saktësisht në mesnatë, qiellin prishtinas e përshkuan fishekzjarrët të cilat plot 15 minuta shënuan hyrjen në vitin e ri 2015. Si çdo ndërrim të viteve edhe kësaj radhe në Kosovë nuk ka kaluar pa incidente, por që fatmirësisht pa pasoja të rënda.

Artikulli paraprakSTAR PLUS TV, GËZUAR TË GJITHËVE
Artikulli tjetër2015-ta, VIT I SHËNDETSHEM DHE I MBARË