Pavarësia e Kosovës tashmë njihet nga 114 shtete në mbarë botën, teksa listës i është bashkuar së fundmi edhe Bangladeshi.

Në këto kushte, Kosovën e ndajnë vetëm 14 njohje të tjera nga arritja e kuotës prej 128 shteteve që përbëjnë dy të tretat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Diçka e tillë mund t’i japë mundësi vendit që t’i bashkohet organizatës fillimisht si vend vëzhgues, me perspektivën afat-gjatë për t’u bërë antar me të drejta të plota. Bangladeshi është vendi i 114-të që njeh Kosovën, duke shënuar kështu një tjetër hap të rëndësishëm në konsolidimin e pavarësisë si dhe integrimit të mëtejshëm të vendit në organizmat ndërkombëtare. Lajmi është komunikuar fillimisht nga vetë zyrtarët e qeverisë së Bangladeshit e më pas, është përshëdetur nga Prishtina.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, e cilësoi njohjen një lajm të jashtëzakonshëm. Ai shtoi se ky zhvillim vjen pas shumë vitesh përpjekje ndërkohë që tashmë numri i shteteve që kanë kryer procedurën formale për të njohur Kosovën ka arritur në 114. Në këtë mënyrë, vendi ka hedhur një tjetër hap të rëndësishëm në konsolidimin e mëtejshëm të pavarësisë. Në këtë mënyrë, Kosovës i duhen vetëm 14 shtete të tjera për të arritur në kuotën e 128 njohjeve ndërkombëtare. Kjo shifër përbën shumicën të theksuar në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, gjë që mund t’i japë Kosovës mundësinë për të fituar fillimisht statusin e një antari vëzhgues, me perspektivën afatgjatë të antarësimit me të drejta të plota. Kjo është njohja e dytë për Kosovën brenda tre muajve, teksa më datë 1 dhjetor të vitit që lamë pas, formalizimi i kësaj procedure u bë edhe nga Singapori.

Artikulli paraprakGEORGE W. BUSH KRITIKON POLITIKAT E TRUMP
Artikulli tjetërARRESTOHET TRAFIKANTI I FËMIJËVE, 37-VJEÇARI KISHTE NDËRRUAR 3 EMRA