BLLOKUT LAN I DUHEN 60 VOTA PËR SEANCËN E KUVENDIT. Ne Prishtine, liderët e Bllokut opozitar te Kosovës, LDK-AAK-Nisma, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj janë takuar në mesditë.Takimi I sotëm kishte per qellim koordinimin e qëndrimeve qe do te mbajnë deputetet e bllokuar opozitar ne séance e 12 shtator te Kuvendit te Kosovës, pas vendimit te Gjykatës Kushtetuese ne favor te Partisë Demokratike te kryeministrit ne detyre, Hashim Thaci.

Me heret, lideret opozitare kane firmosur nje marrëveshje koalicioni për themelimin e institucioneve të reja ne Kosove.
Edhe pse ne kete takim nuk kishte përfaqësueses te Levizjes Vetevendosje, lideret diskutuan për mundesine e vazhdimit te bisedimeve me partine e Albin Kurtit, ne përpjekje për te realizuar ne séance e te premtes nje bllok prej 60 votash te opozitës, kunder PDK-se.
Secila prej partive te Bllokut Opozitar e ka hedhur poshte mudnesine e bashkeqeverisje me PDK-ne, e cila nga ana e saj, ka siguruar mbeshtetjn e disa partive te vogla, ndërsa komunitetet pakice, ende nuk jane shprehur qarte nëse do te mbështesin opoziten, apo qeverinë.

Artikulli paraprakJO MË GUVERNATOR NGA POLITIKA
Artikulli tjetërGALERIA E ARTEVE FILLON SEZONIN