NIKOLIN JAKA DHE SAFET GËRXHALIU NËNSHKRUAJNË MEMORANDUMIN.
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Dhoma e Tregtisë dhe e Industrisë së Tiranës (DhTIT), kanë nënshkruar të enjten një memorandum bashkëpunimi.
Dokumenti u nënshkrua nga kryetari i DhTIT-së, Nikolin Jaka, dhe kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhliu. Në ceremoni merrte pjesë dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Sipas Gërxhaliut, tani e tutje, bizneset e Kosovës do të kenë një adresë të drejtpërdrejt në Tiranë për t’i adresuar problemet e tyre, dhe anasjelltas.
Nga ana e tij, Nikolin Jaka, deklaroi se qeveria e re shqiptare ka krijuar një qasje të re dhe ka bërë një ofertë të hapur për sipërmarrësist jo vetëm kosovarë, por edhe për ata të rajonit dhe më gjerë.
Memorandumi parasheh aktivitete konkrete për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, përfshirë hapjen e përfaqësive në kryeqytetet respektive, pra oda kosovare do të ketë një zyrë në Tiranë dhe ajo nga Shqipëria në Prishtinë.