Kryeministri Edi Rama ka zbuluar sot një “sekret”: Një reality-show i famshëm holandez është xhiruar në Shqipëri.

Bëhët fjalë për “Kush është i infiltruari?”, emision që sipas Ramës do t’i tregojë publikut holandez një Shqipëri krejt tjetër nga ajo e stereotipit të krijuar në kaq shumë vite për atdheun e shqiptarëve. 12 prej serive janë xhiruar në vendin tonë, dhe siç kryeministri shkruan “ata janë bindur se Shqipëria ishte vendi ideal”.

“Shkurt llafi, përgatituni për një dallgë të pazakonshme turistësh holandezë sezonin e ardhshëm”, përmbyll kryeministri lajmin e bukur, siç e ka cilësuar ai.

Nga data 1 janar 2022, publiku holandez do të ndjekë se si konkurrentët VIP-a holandezë do të skualifikohen një nga një gjatë aventurave në vendet më mahnitëse të Shqipërisë. 11 yjet holandeze, janë artistë të njohur, prezentatorë televizivë, aktorë, krijues, gazetarë, shkrimtarë, këngëtarë. Në serinë finale të “Wie is de Mol?” (Kush është i infiltruari?) do të përcaktohet fituesi i sezonit 22 -të, por gjithashtu, do të demaskohet edhe i infiltruari, ai që gjatë gjithë serive shkakton dëme, ai që eleminon shokët me intrigat e tij dhe krijon situata të mistershme gjatë gjithë serive.

Artikulli paraprakFLOR MUMAJESI BABA PËR HERË TË PARË? FOTO QË BËRI FANSAT TË ALUDOJNË
Artikulli tjetërDËSHTIM NË ZGJEDHJE, KURTI: PATI DEFEKTE TË BRENDSHME, TË GJITHË KUNDËR LVV-SË