Pritë me armë në Rrugën e Kombit shqiptarit nga Kosova

Persona të armatosur kanë dalë gjatë natës në Rrugën e Kombit. Lajmi është bërë i ditur nga burime të policisë, të cilat kanë thënë se kanë nisur hetimet për të identifikuar personin apo personat që me armë kanë kërcënuar udhëtuarët. Denoncimi ka ardhur mesnatën e djeshme ku një shqiptar nga Kosova ishte duke udhëtuar nga Suedia për në vendin e tij. Qytetari i identifikuar si Rexhep B., ka denoncuar në polici se rreth orës 23:00 ishte ndaluar në një karburant në Rrugën e Kombit, Por pasi ka ndaluar makinën aty kishte dalë një person me kallashnikov në dorë. Menjëherë ai kishte telefonuar policinë. Këta të fundit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet. Ndërkaq një patrullë e ka shoqëruar atë deri në dogën e Morinit. Burime nga policia thanë se kanë nisur hetimet për të identifikuar personin apo personat që kanë dalë me armë. Denoncimi dhe kërkesa për ndihmë e dy shqiptarëve nga Kosova: “Përshëndetje. Ju lutem na ndihmoni. Kushurit tane nga Kosova: Rexhep Bunjaku Liridon Pllana Ndodhen në rajon e policisë Lezhë sepse disa persona i kanë kërcënuar me armë. Policia jo vetëm që nuk po i ndihmon, por personat kërcënues qëndrojnë përpara rajonit dhe flasin me policë duke prit që të dalin njerëzit tanë. Ata janë nis për Ulqin dhe kanë frikë të largohen nga Rajoni. Ju lutem na ndihmoni se ata kërcënohen me jetë. Respekte”, ka qenë mesazhi i njërit prej familjarëve të shqiptarëve nga Kosova të cilët kishin shkuar në ambientet e Policisë së Lezhës. Më pas dy udhëtarët janë shoqëruar nga policia shqiptare deri në doganën e Morinit Policia thotë se ka nisur hetimet për personat që kanë dalë e kanë bërë pritën, por nga ana tjetër denoncuesi tregon se këta persona kanë qenë përballë komisariatit të Policisë së Lezhës, por nuk janë arrestuar.

Artikulli paraprakBENZI PËRPLAS KALIMTAREN TE ‘URA E PESHKATARIT’,HUMB JETËN
Artikulli tjetërVRITET OFICERI I SHËRBIMIT TË SIGURIMIT, BOMBË NË MAKINË