Ernest Gjoka, ish trajneri i ekipit te Kukësit, i cili arriti te kurorëzohej si kampion i vendit, ka mberritur ne Shkodër gjate kesaj paraditeje.

Nuk dihet arsyeja e saktë e vizites se tij në Shkodër, por burime jo zyrtare bejnë me dije se Gjoka eshte kandidat i mundshëm për të marrë drejtimin e pankinës së Vllaznisë.

Burime pranë trajnerit Gjoka, bëjnë me dije se ka pasur një takim me drejtues të Bashkisë së Shkodrës, ku është diskutuar në lidhje me një afrim të mundshëm të tij në krye të pankinës shkodrane, ku parimisht mesohet se Gjoka ka bërë me dije edhe kushtet e tij për të qëndruar në Shkodër dhe për të drejtuar ekipin e Vllaznisë.

Megjithatë, në kampin kuqeblu, kjo e merkurë, duket se do të jetë deçizive për të vendosur fatin e pankinës shkodrane, pas kritikave të shumta në adresë të ekipit, ku Armando Cungu është vendosur në qëndër të opinionit sportiv.

Artikulli paraprakMBLIDHET TRYEZA OPOZITARE
Artikulli tjetërBASHA: DUAM QEVERI ANTIMAFIE, TË LARGOHET RAMA