Tek Akademia Vllaznia priten ndryshime trajnerësh. Kështu, drejtuesit e Akademisë dhe të klubit kuqeblu duket se nuk kanë qenë të kënaqur me punën e disa trajnerëve të grupmoshave të Vllaznisë këtë sezon dhe prandaj, në ditët në vijim pritet të ketë ndryshime të konsiderueshme. Ndryshime pritet të ketë edhe në rradhët e drejtuesve të lartë, teksa klubi është në tratativa me një turk për ta vendosur si drejtor të Akademisë Vllaznia. Në fakt, ecuria e disa prej ekipeve nuk ka qenë e duhura, teksa ekipi U-14 i kësaj Akademie ka rënë nga Superliga, ndërsa jo mirë janë paraqitur edhe disa ekipe të tjera. Kjo gjë sigurisht që lë vend për ndryshim dhe tashmë duhet pritur se çfarë do të ndodhë.

Po ashtu, përvec kësaj, pas emërimit të Elvis Plorit si drejtor sportiv, postin e trajnerit të ekipit U-21 e ka marrë Vioresin Sinani, teksa deri më tani ky është i vetmi ndryshim që është bërë në rradhët e trajnerëvë. Në këtë aspekt, me shumë siguri për sezonin e ri tek Akademia Vllaznia do të kemi tre-katër lëvizje trajnerësh. Po kush do të jenë ato? Për momentin, nuk mund të thuhet asgjë, por ndoshta në ditët në vijim, më konkretisht në fillimin e muajit gusht, atëherë kur do të nisin edhe përgatitjet për sezonin e ri, do të mësohet më shumë në lidhje më këtë gjë për të mësuar emrat konkret që do drejtojnë ekipet zinxhir të Vllaznisë.

Vitet e fundit kanë munguar lojtarët cilësor nga akademia Vllaznia, futbollistë që mund të bëjnë diferencën në kampionatin shqiptar me të rriturit apo edhe në ekipet e huaja. Aktualisht një klub model për prodhimin e futbollistëve të rinj cilësor që i ka shfrytëzuar për disa sezone dhe më pas i ka shitur në ekipe të tjera duke siguruar të ardhura të majme është vetëm Tirana. Shpesh herë ekipet e akademisë në Shqipëri mburren vetëm me tituj e trofe duke harruar se arsyeja kryesore për të cilën ekzistojnë është prodhimi i elementëve cilësor për skuadrat e para.

Artikulli paraprakTRITOL PRONARIT TË HOTELIT NË SHKODËR
Artikulli tjetërBERISHA: NË RROGOZHINË U MANIFESTUAN TË GJITHA FENOMENET MË TË SHËMTUARA ANTILIGJORE TË FARSËS SË MAJIT 2023