Vijojnë hetimet për të zbuluar autorët e vrasjes së shqiptares 37 vjeçare e cila punonte si punëtore seksi në Kanë.

Më 25 dhjetor viktima u gjet nga kalimtarët në një park në Mougins të Francës.
Ajo ishte nënë e një fëmije tre vjeç dhe dyshohet se është vrarë natën e krishtlindjeve.
Prokuroria kërkon të bëhet kujdes, raportojnë mediat franceze.

Të hënën pritet që trupi i viktimës ti nënshtrohet autopsisë. Trupi i 37 vjeçares u gjet gjysmë i zhveshur dhe i djegur.

Ka dyshime se viktima nuk është vrarë në vendin ku është gjetur por është transportuar aty pas krimit.

Artikulli paraprakVAU DEJES, PARANDALOHET VJEDHJA E NJE BANESE, ARRESTOHET 21 VJEÇARI
Artikulli tjetërDHËNDRI RRIHET PËR VDEKJE ME SHKOP BEJSBOLLI NË DASMË